“Nuk mund të luash futboll në një fushë të tillë, megjithatë morëm tri pikët” - Realiteti

“Nuk mund të luash futboll në një fushë të tillë, megjithatë morëm tri pikët”

Keidi Bare, mesfushori i Shqipërisë, ka folur për Super Sport pas fitores së Kombëtares shqiptare 1-0 ndaj Andorrës në ndeshjen e parë eliminatore për Botërorin Katar 2022.

Golin e vetëm e shënoi Ermir Lenjani, asisti u dha pikërisht nga Bare.

“Ishte një fitore e vështirë, fusha nuk ishte në nivelin e duhur, Janë ekip agresiv, që luanin me shumë mbrojtës, por në fund arritëm të morëm tre pikë. Megjithatë, futboll nuk mund të luash në një fushë të tillë.

“Sido që të jetë, ne bëmë lojë të mirë, të gjithë, dhe morën tre pikët, Filluam me këmbë të mbarë, këtë e kemi dashur gjithnjë. Tani presim ndeshjen me Anglinë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *