Opozita shqiptare refuzon bashkëpunimin për regjistrimin e popullësisë - Realiteti

Opozita shqiptare refuzon bashkëpunimin për regjistrimin e popullësisë

E bllokuan Kuvendin ,por jo për cështjen e regjistrimit të popullësisë të cilin pala tjetër dëshiron ta anulojë ndërsa tani nuk i përgjigjet një ftese mes partive shqiptare e thirrur nga partia më e madhe shqiptare.Në ndërkohë që pozitivisht i është përgjigjur ftesës me kryeministrin Zoran Zaev të mërkurën.

Kjo është opozita shqiptare e cila më të efektshme e sheh takimin me krerët e politikës maqedonase se sa ato shqiptare për një bashkëveprim që ka të bëjë me shumë cështje dhe sidomos atë kryesore -regjistrimin e popullësisë që për shqiptarët është tepër thelbësore.Kjo duket se ka vërtetuar se opozita shqiptare në një formë po refuzon bashkëpunimin për regjistrimin e popullësisë.

Arben Taravari i ASH-AAA ka qenë më i zëshmi në këtë drejtim duke e quajtur të vonë takimin që sipas tij duhej të realizohej para sjelljes së Ligjit për regjistrim dhe metodologjisë së regjistrimit.

Në anën tjetër për shkak të mos konfirmimit të prezencës nga ana e partive politike opozitare (ASH dhe AA) për takim për koordinimin rreth REGJISTRIMIT 2021, është anuluar sot takimi i sekretarëve të partive politike shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Nga BDI thanë se se dera jonë e bashkëpunimit mbetet e hapur dhe gjithmonë të gatshëm të ulemi në një tavolinë për të mirën e qytetarëve tanë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *