Patrulla speciale në Deçan- VIDEO

2. LAJME

Drejtori i Policisë Samedin Mehmeti, ka thënë se për aktin tragjik në Gllogjan ka dy – tre pista fillestare për të cilat po hetohet.

“Aktalusht kemi dy – tri pista në të cilat jemi duke punuar. Nuk mund të jap detaje, sepse ekipet janë duke punuar dhe ende jemi në fazë fillestare. Kjo do të thotë që jemi në dy ose tri drejtime të caktuara por ende është shumë herët me dhënë detaje”, tha Mehmeti.

Ai ka thënë se në këtë rast, arma e përdorur dyshohet të jetë Kallashnikov.

“Sonte në këtë vend ka ndodhur një situatë shumë tragjike, fatkeqësisht një person ka humbur jetën në vend ngjarje ndërsa dy persona në spital kanë humbur jetën. Dyshohet që sulmi ka ndodhur me AK-47”, tha Mehmeti.

Tre persona kanë vdekur, dy nxënës dhe shoferi i autobusit ndërsa është plagosur edhe një nxënës, gjendja e të cilit, sipas autoriteteve mjekësore të Spitalit të Pejës, deri më tani është stabile.

The post Për krimin e trefishtë në Gllogjan, po intervistohen disa persona (VIDEO) appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *