Pija Indiane që ngjason me dhallën

Kur thua verë, ke thënë “sallatë me shalqi” e, pa dyshim, dhallë. Kjo stinë është e paimagjinueshme pa pijen e preferuar dhe freskuese, e cila në vende të ndryshme të botës përgatitet në mënyra të veçanta. Lini mënjanë dhallin klasik, pra, thjesht kosin e holluar me ujë,e provoni magjitë e kuzhinës indiane, të famshmet lassi. Përzierje erëzash pikante me kripën e kosin, të cilat luftojnë infeksionet, mikrobet, hidratojnë dhe janë “bomba” të vërteta mineralesh e vitaminash..

Lassi , që shqiptohet lasei, është një pije popullore tradicionale indiane me bazë kosi dhe e ka origjinën nga Panxhabi. Ai është një përzierje e kosit, ujit, erëzave e nganjëherë dhe i frutave. Versioni tradicional, siç i thonë ndryshe, lassi i kripur”, është një pije e këndshme, nganjëherë e aromatizuar me salcë dhe qimnon të pjekur. Lassi i ëmbël përmban sheqer ose fruta në vend të erëzave. Ai me kripë e mendër pëlqehet shumë në Bangladesh.

Më pak i zakonshëm është lassi që shërbehet me qumësht dhe një shtresë të hollë kremi të mpiksur përsipër. Lassi shijohet I ftohtë si një pije freskuese në mot të nxehtë e konsumohet kryesisht duke e shoqëruar me drekën. Përzier me pak pluhur shafrani të Indisë, ai është përdorur dhe si ilaç popullor për gastroenteritin. Në fakt, arsyeja kryesore pse në Living po e propozojmë lassi-n si një risi që duhet ta fusni këtë verë në kuzhinë, është pikërisht pjesa “kurative” e tij. Recetat janë të shumëllojshme, por ne do të përqendrohemi tek ato më pikantet, që janë dhe më klasiket, e që në bazë kanë erëza të fuqishme dhe me veti antibakteriale e antiseptike, si kurkumi, shafrani, speci djegës, xhenxhefili (ginger-i) apo hudhra. Kombinimi i dhallit me veti të larta hidratuese me erëzat pikante, me veti të larta antimikrobike, është formula e përsosur për të përballuar verën e nxehtë, por edhe të rrezikshme. Kjo, pasi në verë mikrobet janë një kërcënim i shtuar, për shkak të temperaturave të larta. Përdorimi i lassi-t rregullisht ju mbron nga mikrobet, veçanërisht nga toksinat që shkaktojnë helmime ushqimore.

Ose, në rastin me të keq, nëse nuk ju shpëtojnë dot plotësisht, është e sigurt se ju lehtësojnë dhe ju e përballoni verën shumë më mirë. Jo vetëm për efektet e shkëlqyera në shëndet, por edhe për shkak të shijes së tyre shumë të mirë, lassi-t kanë kaluar kufijtë e origjinës së tyre dhe janë bërë shumë shpejt pjesë e menysë edhe në shumë vende të tjera, sidomos në Perëndim. Lassi i ëmbël është një formë lassi, i aromatizuar me sheqer, shurup trëndafili dhe/ose limon apo lëngje të tjera frutash, si luleshtrydhet. Lassi-t me shafran janë të larmishme dhe një specialitet në Raxhastan e Guxharat, në Indi dhe province e Sindit në Pakistan.

“Makhaniya Lassi” është me copa gjalpi në të. Është si krem, si milkshake. Lassi me kërp, është një pije e veçantë narkotike, që përmban kërp. Shërbehet në formën e një derivati të lëngshëm të kanabisit dhe ka efekte të ngjashme me format e tjera të ngrënshme të kanabisit. Është e ligjshme në shumë vende të Indisë. Në Uta Pradesh ka dyqane të licencuara të kërpit dhe në shumë vende mund të blihen produkte të kërpit dhe të pihet lassi me kërp. Pija chaas ose chach është e kripur si lassi; dallimi është se ka më shumë ujë se lassi dhe është e skremuar, ndaj nuk është aq e trashë. Zakonisht për shije i shtohen kripë e fara qimnoni, ndonjëherë dhe koriandër. Si erëza mund t’i shtohet xhenxhefil i freskët dhe speca të gjelbër.

Ndihmon tretjen dhe është një freskues i shkëlqyer gjatë verës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com