Policia arreston edhe të miturin që u dhunua në Prishtinë

2. LAJME

Siç edhe u raportua pak më herët, një mashkull i mitur po dyshohet se është dhunuar në Prishtinë, teksa në lidhje me rastin është arrestuar një person i moshës madhore.

Mirëpo, policia e ka arrestuar edhe të miturin që dyshohet se është dhunuar, shkruan lajmi.net.

Akt i tmerrshëm në Prishtinë: Dhunohet një mashkull i mitur

Kjo sepse sipas raportit të Policisë, ai dyshohet se dhunuesit ia ka vjedhur portofolin dhe një telefon.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *