Prokuroria flet për vrasjen në Pakashticë të Podujevës

2. LAJME

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi dhe shefja e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Nona Zicherman, kanë nënshkruar sot marrëveshje të bashkëpunimit për planin e vizitave mjekësore në shtëpi.

Programi i vizitave në shtëpi për shëndetin dhe mirëqenien e nënës dhe fëmijës ka filluar të zbatohet në Kosovë në vitin 2014. Aktualisht ky program është i integruar në sistemin e kujdesit parësor shëndetësor dhe zbatohet në 22 komuna të vendit.

Sipas komunikatës, programi i vizitave në shtëpi ka për qëllim përmirësimin e qasjes në shërbime të kujdesit parësor shëndetësor për gratë shtatzëna, fëmijët nën 3-vjeç dhe prindërit e tyre, veçanërisht për familjet e cenueshme.

Programi i vizitave mjekësore në shtëpi zbatohet nga MSh dhe Kujdesi Parësor Shëndetësor, me përkrahjen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, përmes fondeve të Qeverisë së Luksemburgut.

The post Vrasje në Pakashticë të Podujevës appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *