PSG-ja e pranon ofertën prej 215 milionë eurosh për shitjen e Mbappes? - Realiteti

PSG-ja e pranon ofertën prej 215 milionë eurosh për shitjen e Mbappes?

Real Madridi është prezantuar me një ofertë të re për Kylian Mbappen.

Mediat spanjolle raportojnë se “Los Blancos” janë të gatshëm t’i shpenzojnë 215 milionë euro për sulmuesin francez, përcjell “Gazeta Express”.

Sipas këtyre mediave, Paris Saint-Germaini do ta pranojë ofertën e fundit të Realit, e cila konsiderohet si e kënaqshme për gjigantin francez.

Reali e kishte bërë ofertën e parë 160 milionë e të dytën 180 milionë euro.

Por, të dy këto oferta ishin refuzuar nga klubi parisien.

Ndërkaq, oferta prej 215 milionësh duket të jetë e parefuzueshme për klubin nga “Parku i Princave”.

Mbappe e ka shprehur hapur dëshirën për t’u larguar nga PSG-ja dhe ëndërr e tij është transferimi në Real Madrid.

Sipas mediumit “Goal España”, ende nuk ka një marrëveshje totale në mes të klubeve, por oferta e fundit e madrilenëve do të zgjidhë gjithçka.

Praktikisht, duket se Kylian Mbappe e ka zhvilluar ndeshjen e fundit me parisienët fundjavën që shkoi në Stade de Reims kundër ekipit të Valon Berishës.

Kjo pasi afati kalimtar i verës do të mbyllet nesër mbrëma.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *