Punonjësit e Facebook nuk po mund të futen nëpër zyrat e tyre, bie tërë sistemi – nuk po u punojnë kartelat për tu futur në ndërtesë - Realiteti

Punonjësit e Facebook nuk po mund të futen nëpër zyrat e tyre, bie tërë sistemi – nuk po u punojnë kartelat për tu futur në ndërtesë

Mosfunksionimi i aplikacioneve të popullarizuara Facebook, Instagram dhe WhatsApp në nivel global, ka alarmuar tërë botën dhe sipas informacioneve të para nga gazetarët botërorë, Facebookut i ka rënë i tërë sistemi dhe kështu punonjësit e kësaj kompanie nuk po mund as të futen në vendin e tyre të punës – kështu të paktën pretendon gazetarja e New York Times.

“Sapo bisedova me disa që punojnë në Facebook, të cilët më shpjeguan se punonjësit nuk po mund të futen në ndërtesë për të vlerësuar shkallën e ndërprerjes, pasi që kartelat e identifikimit në hyrje gjithashtu nuk u kanë punuar”, ka shkruar gazetarja e NYT, Sheera Frenkel, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë nga Facebook janë deklaruar lidhur me këtë në rrjetin social Tëitter.

“Jemi të vetëdijshëm që disa persona po kanë probleme me qasje në aplikacionet tona. Po punojmë që gjërat t’i kthehen normalitetit dhe kërkojmë falje për këtë”, thuhet në kumtesën e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *