Reagimi epik i Mourinhos ndaj përleshjes së Pepes me Mkhitaryan në miqësore - Realiteti

Reagimi epik i Mourinhos ndaj përleshjes së Pepes me Mkhitaryan në miqësore

Jose Mourinho shpeshëherë bie në qendër të vëmendjes me veprimet e tij. Jose Mourinho sapo ka filluar aventurën e tij tek Roma dhe “Giallorossët” patën një miqësore me skuadrën portugeze, Porto.

Kur po rridhte minuta e 63-të, Henrik Mkhitaryan mori një pasim por u ndal në mënyrë “brutale” nga Pepe, futbollist i cili njihet për ashpërsinë e tij. Megjithatë, armeniani ia ktheu dhe ndërmjet lojtarëve shpërtheu acarimi dhe kacafytjet derisa u desh të ndërhynin edhe stafi teknik për t’i ndarë.

Mkhitaryan dukej i shqetësuar, por Mourinho e kishte marrë me sportivitet këtë situatë ku u pa duke buzëqeshur./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *