Reagon Oda e Hotelierisë në mbrojtje të drejtorit të Estradës, Afrim Muçiqi

1.BALLINA 2. LAJME KOSOVË

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës ka reaguar në mbrojtje të drejtorit të Estradës, Afrim Muçiqit. OHTK përmes një shkrimi në Facebook ka demantuar lajme nga një medium i panjohur, i cili supozon se Muçiqi ka kërkuar që të mbahen dasmat.

“Bëhet fjalë për drejtorin e departamentit të Estradës pranë OHTK-sē z. Afrim Muçiqi, për të cilin po bëjnë postime të rrejshme kinse z. Muçiqi po kërkon mbajtjen e dasmave! E krejt këto sigurisht që i bëjnë vetëm për disa shikime dhe like”, ka shkruar kjo Odë.

Reagimi i plotë:

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës reagon ndaj disa portaleve tona të cilat po qarkullojnë me disa lajme jo të vërteta.

Bëhet fjalë për drejtorin e departamentit të Estradës pranë OHTK-sē z. Afrim Muçiqi, për të cilin po bëjnë postime të rrejshme kinse z. Muçiqi po kërkon mbajtjen e dasmave! E krejt këto sigurisht që i bëjnë vetëm për disa shikime dhe like.

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës ju bën me dije që këto lajme të cilat po qarkullojnë tani janë të vitit 2020 në kohën kur bizneset e tjera funksiononin përveq sallave të dasmave.

Lusim të gjitha mediet/portalet tona në këtë gjendje kaq të rënduar mos të merren me lajme dhe informacione jo të vërteta, por të mundohemi bashkarisht të dalim nga kjo situatë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *