Regjistrohen mbi 700 raste në Maqedoni, humbin jetën 33 pacientë

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.763 testime dhe janë regjistruar 708 raste të reja.

Prej rasteve të reja 341 janë në Shkup, 59 Prilep, Kumanovë 41,Veles 37, Gostivar, Manastir dhe Ohër 26, Kavadar 23, Tetovë 18, Shtip 17, Koçani 16, Negotinë dhge Dibër 11, Gjevgjeli 10, Strumicë 9, Strugë 7, Sveti Nikole, Resnjë dhe Vinicë 5, Makedonska Kamenicë 4, Kërçovë, Bogdanci, Demir Kapi dhe Dojran 2, Radovish, Dellçevë, Berovë dhe Vallandovë 1.

Gjatë 24 orëve po ashtu kanë humbur jetën edhe 33 pacientë ku prej tyre 8 janë nga Shkupi, nga 4 në Kumanovë dhe Prilep, tre nga Kavadri, nga 2 nga Gostivari, Manastiri, Velelsi dhe Negotina dhe nga 1 në Tetovë, Ohër, Koçani, Kërçovë, Gjevgjeli dhe Berovë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 126.938 pacienë me COVID-19, ku prej tyre 104.356 janë shëruar dhe 3.675 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 18.907 raste aktive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com