Reja i kënaqur me fitoren, “kundër Anglisë si në 45 minuta të pjesës së parë ndaj Andorrës”

Edi Reja, trajneri i Shqipërisë, ka folur për Super Sport pas fitores së Kombëtares 1-0 ndaj Andorrës.

Sfidën e radhës Shqipëria do ta zhvillojë me Anglinë, më 28 mars.

“Isha shumë i kënaqur për pjesën e parë, sepse bënim aksione të bukura dhe mund të konkretizonim ato. Në pjesën e dytë vuajtëm pak. Andorra është një skuadër e vështirë, që bën presion dhe të krijon probleme. Duhet të jemi të kënaqur me këto tre pikë në një fushë të vështirë. Do të isha i kënaqur me 2-0, por jam edhe me 1-0 i kënaqur, janë tri pikë të rëndësishme duhet të shohim para”, tha ai.

“Kemi luajtur me pesë lojtarë në fazën sulmuese, duhet të kemi teknik dhe forcë. Do të mundohemi të shfrytëzojmë këtë grup që kemi, do t’i japim hapësirë edhe të rinjve sepse kalendari është i ngjeshur çdo tre ditë, Do të mundohem që të përdori të paktën 20 lojtarë në këto tre ndeshje, për të parë nëse do të ketë ndonjë element që na japin ata”.

“Do të isha i kënaqur që kundër Anglisë të luajmë 90 minuta siç bëmë 45 minutat e para kundër Andorrës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *