Rezultatet e një hulumtimi në Serbi: Rreth 70 për qind e serbëve duan paqe të përhershme me shqiptarët në Kosovë - Realiteti

Rezultatet e një hulumtimi në Serbi: Rreth 70 për qind e serbëve duan paqe të përhershme me shqiptarët në Kosovë

Në Serbi gjithnjë e më shumë po bie besimi i qytetarëve se Serbia do të mund ta administrojë sërish Kosovën, por qytetarët e këtij shteti fqinj vazhdojnë të mos e mbështesin pavarësinë e Kosovës, qoftë edhe me kushtin e anëtarësimit të vendit të tyre në Bashkimin Evropian. Ndërsa me rritjen e nivelit të arsimit, po zvogëlohet edhe numri i atyre që besojnë se kjo qeveri [serbe] nuk do ta njohë Kosovën. Një numër i madh i qytetarëve të Serbisë, 70 për qind prej tyre mendojnë se duhet të arrihet një paqe e përhershme me shqiptarët. Ndërsa, 45 për qind prej tyre mendojnë se Serbia nuk mund ta administrojë kurrë më Kosovën.

Sipas një hulumtimi të Institutit për Çështje Evropiane të realizuar në mars dhe prill të këtij viti, të cilin e kanë publikuar mediat në Serbi, 75 për qind e qytetarëve të anketuar në Serbi, nuk do ta mbështesnin pavarësinë e Kosovës edhe me kushtin e hyrjes më të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian. 13 për qind e tyre do të vendosnin për atë hap, kurse 12 për qind janë të pavendosur, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, sipas këtij hulumtimi, nëse nesër do të kishte një referendum për pavarësinë e Kosovës, numri më i madh i të anketuarve do të votonin kundër, 64.9 për qind, kurse vetëm 9.5 për qind do të votonin për dhe 12 për qind e tyre nuk dinë si të votojnë. Në të njëjtën kohë, 13.6 për qind e tyre nuk do të dilnin të votonin.

Kur bëhet fjalë për qëndrimin për Kosovën dhe hyrjen në Bashkimin Evropian midis atyre që vendosmërisht thonë se nuk do ta mbështesnin pavarësinë në këmbim të një ylli në flamur në Bruksel, të anketuarit më të vjetër janë më të shumtë, kryesisht nga Beogradi, transmeton Telegrafi. Me rritjen e nivelit të arsimit, rritet edhe numri i të anketuarve që ndajnë këtë pikëpamje.

Sipas hulumtimit, një e katërta e të anketuarve mendon se qeveria nuk do ta njohë Kosovën Sa i përket referendumit, janë kryesisht burrat që do të votonin kundër pavarësisë së Kosovës, si të anketuarit e rinj ashtu edhe ata më të vjetër. Krahasuar me sondazhet në referendum.

Në opinion shpesh është aktuale tema për qëndrimin e qytetarëve ndaj Kosovës, kështu që 39 për qind e tyre mendojnë se Kosova është e humbur, dhe gati gjysma, 46 për qind mendojnë të kundërtën.

Më tej në hulumtim thuhet se, qëndrimi se Kosova është e humbur është më i theksuar në mesin e grave, të anketuarit e moshës 30-59 vjeç, me nivelin më të lartë të arsimit, nga qytete dhe Vojvodina. Sa i përket hulumtimeve të mëparshme, ekziston një trend i lehtë në rënie në përgjigjen që Kosova është e humbur.

Në të njëjtën kohë, rreth 45 për qind e të anketuarve besojnë se nuk është e mundur që Serbia të rimarrë kontrollin e plotë dhe sovranitetin mbi Kosovën. Ndërsa pak më shumë se një e treta, 38 për qind, mendojnë se është e mundur. Pak më shumë se një e katërta, 26 për qind e të anketuarve, besojnë se Qeveria aktuale në Serbi do ta njohë Kosovën, pak më shumë se gjysma, 52 për qind, mendojnë kjo Qeveri nuk do ta bëjë këtë, ndërsa 22 për qind nuk dinë se si të deklarohen për këtë çështje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *