Ridvan Berisha: Pikë respekti nuk kam për Albin Kurtin - Realiteti

Ridvan Berisha: Pikë respekti nuk kam për Albin Kurtin

Gazetari Ridvan Berisha ka folur për përshtypjet e tij ndaj kryeministrit të vendit Albin Kurti.

I pyetur se a e do edhe Kurtin, siç kishte deklaruar se e do Veselin, Thaçin Ramushin e Dautin, Berisha në emisionin Natë Verë në T7 tha se nuk ka fare respekt për kryeministrin Kurti.

“Pikë respekti për të nuk kam. E luan rolin sikur këta ‘mulla Shefqetat’ a çka janë, sikur po vjen një shpëtimtar po i mëshon shkelm varfërisë”, ka deklaruar Berisha.

Tutje ai tha se Kurti nuk mund të jetë i rrezikshëm për Kosovën sepse nuk ia lejon Amerika.

“Nuk e lënë amerikanët atë punë, jo Albin Kurti po askush nuk mundet, stopa ka rrugës”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *