Serbët sërish provokojnë: Vendosin flamurin serb në vendin ku vizitohet nga shqiptarët - Realiteti

Serbët sërish provokojnë: Vendosin flamurin serb në vendin ku vizitohet nga shqiptarët

Kohëve të fundit pjesa Veriore e Mitrovicës, vendi ku shihet i gjithë qyteti, kishte filluar të vizitohet shumë nga shqiptarët. Kjo pozitë e mirë gjeografike, shfrytëzohej edhe nga fotografët për të marrë pamje të bukura nga qyteti i Mitrovicës, shkruan Jepi zë.

Këto vizita të shpeshta të shqitarëve, duket se u kanë penguar shumë serbëve, të cilët kanë vendosur një flamur të Serbisë. Fotografi i njohur mitrovicas, Valon Hakaj, ka vizituar sot këtë vend, dhe ka parë këtë flamur i cili tani po cilësohet si provokim për shqiptarët dhe kërcënim për ata që duan ta vizitojnë këtë pjesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *