S’ka të dyshuar ende lidhur me vrasjet, drejtori i Policisë flet nga Gllogjani

2. LAJME

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka bërë të ditur se janë dy apo tri pista të dyshimta ku kanë vendosur fokusin e hetimit forcat e rendit lidhur me rastin e vrasjeve në Gllogjan të Deçanit.

Mehmeti, në një prononcim për medie, ka thënë se nuk ka ende ndonjë person të dyshuar lidhur me rastin dhe se hetimet janë në fazë të hershme, shkruan lajmi.net.

“Hetimet janë në intensitetin më të madh të mundshëm. Të gjitha njësitet relevante janë këtu duke kryer hetimet. Janë dy apo tri pista të dyshimeve. S’mund të jepen detaje, sepse pistat që po punojmë janë në fazën fillestare. Jemi në dy ose tri drejtime të caktuara. Kemi dyshime me bazë të caktuar, por është herët të themi se kemi person të dyshimtë”, ka thënë ai nga vendi i ngjarjes.

Të premten në mbrëmje, një person i maskuar dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një autobusi duke lënë të vdekur vendin e ngjarjes shoferin dhe duke vrarë dy nxënës të tjerë, të cilët humbën jetën në Spitalin e Pejës. /Lajmi.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *