Sondazh: Kush mendoni se do të jetë në krye të Komunës së Kaçanikut pas zgjedhjeve lokale 2021? - Realiteti

Sondazh: Kush mendoni se do të jetë në krye të Komunës së Kaçanikut pas zgjedhjeve lokale 2021?

Më 17 tetor, qytetarët do të votojnë për kryetarin e ri të komunës së tyre.

Zgjedhjet do të mbahen në 38 komuna, ndërsa tashmë Telegrafi ka nisur publikimin e disa sondazheve ku do të përfshihen të gjitha komunat dhe kandidatët.

Në sondazhin e Telegrafit të gjithë mund të votojnë për kandidatin që mendojnë se do të udhëheq me komunën përkatëse. Serinë e këtyre sondazheve, sot e vazhdon me Komunën e Kaçanikut.

Në garë për kryetar të Kaçanikut janë pesë kandidatë: Shukri Luta, Jeton Raka (LVV), Shkëlqim Jakupi (LDK), Besim Ilazi (PDK), dhe Kastriot Bushi.

Sipas KQZ-së numri i qytetarëve me të drejtë vote në Kaçanik është 32,647 dhe ka 21 qendra të votimit me 46 vendvotime.

Më 14 tetor do të mbyllen të gjitha sondazhet, ku pastaj në një lajm do të përmblidhen rezultatet finale. Për të shikuar të gjitha sondazhet, klikoni këtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *