TaIibanët paralajmërojnë Turqinë: Do të keni pasoja - Realiteti

TaIibanët paralajmërojnë Turqinë: Do të keni pasoja

Taliabnët e paralajmëruan të martën Turqinë kundër planeve për t’i mbajtur disa trupa në Afganistan për ta kontrolluar aeroportin kryesor të Kabulit pas tërheqjes së ushtarëve të huaj.
Grupi miIitant që për dy dekada po lufton kundër qeverisë afgane e cilësoi të dënueshme strategjinë e Turqisë dhe paralajmëroi për pasoja.

“Emirati Islamik i Afganistanit e dënon këtë veprim të dënueshëm. Nëse zyrtarët turq dështojnë ta rishikojnë vendimin e tyre dhe e vazhdojnë pushtimin e vendit tonë, Emirati Islamik do të marrë qëndrim kundër tyre”, thuhet në deklaratën e talibanëve.

Ankaraja, e cila është paraqitur për ta menaxhuar dhe ruajtur aeroportin e kryeqytetit afgan pas tërheqjes së NATO-s, ka zhvilluar bisedime me Shtetet e Bashkuara rreth përkrahjes financiare, politike dhe logjistike, shkruan Reuters.

Turqia ka përsëritur se ky aeroport duhet të qëndrojë i hapur për t’i mbajtur misionet diplomatike në Afganistan, ku një shpërthim e goditi Kabulin të martën dhe përIeshjet janë shpeshtuar në mbarë vendin.

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, u tha gazetarëve pas një takimi të kabinetit qeveritar të hënën në mbrëmje se Turqia është pajtuar në disa pika me homologët amerikanë rreth menaxhimit të aeroportit dhe se po vazhdon puna për arritjen e një marrëveshjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *