Të dielën, rikthehet ora verore, akrepat lëvizin një orë përpara - Realiteti

Të dielën, rikthehet ora verore, akrepat lëvizin një orë përpara

Sonte, natën midis të shtunës 27 mars dhe të dielës 28 mars, në orën dy të mëngjesit, akrepat e orës do t’i lëvizim 60 minuta përpara duke e çuar orën në 3:00 (pajisjet elektronike do të azhurnohen automatikisht).

Ora verore do të zgjasë deri më 31 tetor, që do të jetë e diela e fundit e tetorit, kur ne do ta kthejmë orën prapa dhe do të kthehemi në orën e dimrit.

Asgjë nuk ndryshon në vendin tonë, pavarësisht nga fakti se Parlamenti Evropian miratoi propozimin për heqjen e ndërrimit sezonal në kohën e verës duke filluar nga viti 2021.

Italia në fakt ka paraqitur një kërkesë zyrtare në Bruksel për të mbajtur të dyja orët.

Nga fundi i marsit deri në fund të tetorit, ora verore do të jetë në fuqi në format që kemi njohur që nga viti 1996.

Rregulli i ndryshimit të orës është vendosur që në shekullin e tetëmbëdhjetë, ku i pari ka qenë Benjamin Franklin i cili hodhi teorinë se me realizimin e tij, do të kursehej shumë energji.

Ndërsa një shekull më vonë (në vitin 1907), teoria e tij u mor nga britaniku Uillett Uilliam, i cili e paraqiti atë në Dhomën e Komuneve e cila i dha dritën e gjelbër projektit “British Summer Time”, i cili përfshinte lëvizjen e akrepave të orës përpara gjatë verës.

Shumë vende e pasuan Britaninë e madhe në këtë hap, veçanërisht në kohë lufte, kur ruajtja e energjisë ishte me të vërtetë një prioritet. Ndërsa miratimi përfundimtar i kësaj mase për të gjitha vendet, konsiston në vitin 1966, i cili përkoi me krizën e energjisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *