Të gjitha detajet nga vizita dyditore e Palmer dhe Lajçak në Kosovë

Zëvendësndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kanë përmbyllur vizitën e tyre dyditore në Kosovë.

Megjithëse, zhvilluan takime të shumta, dyshja nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, u treguan ë rezervuar sa i përket deklaratave se çfarë u bisedua në takime.

Për dy ditë sa qëndruan në Kosovë, Palmer dhe Lajçak takuan udhëheqësit shtetërorë e po ashtu liderët e subjekteve politike. Disa takime me zyrtarët kosovarë ata i zhvilluan së bashku, e disa të tjera ndaras.

Në takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Palmer dhe Lajçak shkuan së bashku. E po ashtu, së bashku shkuan në takim edhe presidenten e Kosovës.

Ndërkaq, ndaras takuan krerët e subjekteve politike, kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun si dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani pas takimit që zhvilloi me Palmer dhe Lajçak deklaroi se procesi i dialogut në Bruksel duhet të përfundojë me njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo gjatë një takimi me zëvendës-ndihmës sekretarin e Shtetit amerikan, Matthew Palmer dhe emisarin evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka ripërsëritur qëndrimin se për Kosovën mbetet thelbësore që në këtë proces të respektohen plotësisht integriteti territorial, rregullimi i brendshëm kushtetues dhe shtetëror, si dhe funksionaliteti i vendit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com