Tentuan grabitje: Grupi i armatosur plagosi dy persona dhe hapën zjarr në drejtim të policisë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Prizren ka mbetur i plagosur pronaret i një argjendarie dhe djali i tij, ndërsa në ikje të dyshuarit kanë shkrepur me armë zjarri në drejtim të policisë, shkruan Gazeta Metro.

Sipas policisë një argjendari është tentuar të grabitet nga tre persona të armatosur ku njëri nga pronarët ka mbetur i plagosur si dhe djali i tij.

Ndërsa të dyshuarit janë larguar në drejtim të Suharekës, të cilëve ju kanë vëne pas Policia e Kosovës.
Sipas policisë, të dyshuarit kanë shkrepur me armë zjarri në drejtim të tyre, por që fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Sa i përket të plagosurve(pronarit dhe djalit të pronarit), janë jashtë rrezikut për jetë.

“Tre persona kanë plagosur pronarin e argjendarisë si dhe djalin e tij, të njëjtit janë larguar në drejtim të Suharekës, ndërsa të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë. Të dyshuarit gjatë ikjes janë ndeshur se pari me një veturë tjetër nga ndjekja e policisë si dhe kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të tyre.” thuhet në prononcimin e policisë për media.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com