Termokos njofton se disa objekte në qendër të Prishtinës kanë mbetur pa ngrohje

2. LAJME

Ngrohtorja Termokos ka njoftuar se për shkak të disa problemeve me gypa është ndërprerë ngrohja për konsumatorët e disa banesave në qendër të Prishtinës.

“NP “Termokos” SH.A., njofton konsumatorët e lagjes “Qendër”, përkatësisht të objekteve banesore Aktash 1, 2 dhe 3, se për shkak të rrjedhjes së gypit që furnizon me ngrohje këto objekte është ndërprerë përkohësisht furnizimi me ngrohje”.

“Termokos” njofton se ka pasur rrjedhje në gypin që furnizon me ngrohje këto objekte, dhe ekipet në terren kanë punuar për sanim të problemit, mirëpo “përkundër përpjekjeve ka qenë e pamundur, që të evitohet problemi dhe të rikthehet ngrohja”.

Ngrohtorja ka kërkuar mirëkuptim nga konsumatorët për këtë ndërprerje të ngrohjes dhe shpreson që nesër paradite të evitohet problemi dhe të vazhdohet furnizimi i rregullt me ngrohje./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *