Tragjedia në Deçan merr jehonë të madhe në mediat ndërkombëtare

2. LAJME

Vrasja e tre personave mbrëmë në Gllogjan, dy prej të cilëve nxënës në një autobus që po qarkullonte nga Gjakova në Deçan ka marrë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.

Nga mediat ruse e deri tek ato amerikane kanë raportuar për krimin makabër që la tre të vdekur e një të plagosur, shkruan lajmi.net.

“Washington Post”, “Reuters”, “Sputnik”, “Deutche Welle” e media tjera evropiane kanë raportuar për aktin makabër që ngjau në Gllogjan.

Aktualisht dorasi i këtij akti është ende në arrati teksa policia po punon intensivisht për identifikimin dhe arrestimin e tij.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë se kane disa pista hetimi mirëpo që ende është heret të flitet për të dyshuar. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *