Tre të arratisurit janë pjesë e aktakuzës në rastin e ‘Karaçevës’

2. LAJME

BIRN hapi një ekspozitë në Sarajevë dhe botoi një libër të ri që përkujton gazetarët dhe punonjësit e medias që u vranë gjatë dhe menjëherë pas luftërave të viteve 1990 në ish-Jugosllavi.

Ekspozita “Last Despatches” e BIRN, që tregon historitë e reporterëve, fotografëve dhe punonjësve të tjerë të medias që humbën jetën si rezultat i luftërave jugosllave në vitet 1990, u hap të martën në mbrëmje në Sarajevë.

BIRN prezantoi gjithashtu librin e tij të ri “Last Despatches”, i cili fokusohet në 20 nga gazetarët që u vranë, përmes intervistave me familjet, kolegët dhe miqtë e tyre.

Prezantimi u mbajt në një vend në qendër të Sarajevës, i cili nga viti i ardhshëm do të presë muzeun e ri të BIRN, “Shtëpia e Reporterëve”, i cili do t’i kushtohet çështjeve bashkëkohore të medias, si dhe historisë së luftërave në ish-Jugosllavi.

Muzeu do të jetë pjesë e përpjekjeve gazetareske të BIRN për të luftuar lajmet e rreme dhe dezinformimin, tha drejtoresha rajonale e BIRN Marija Ristic në hapjen e ekspozitës.

“Tani, 30 vjet pas fillimit të luftërave, disa njerëz në shoqëritë tona vazhdojnë të mohojnë shumë gjëra që gazetarët dokumentuan – duke mohuar krimet e luftës, duke mohuar gjenocidin”, tha Ristiç.

Ekspozita dhe libri bazohen në serinë e gjatë online të BIRN, “Last Despatches”, e cila dokumenton disa nga 155 personat që vdiqën gjatë konflikteve dhe menjëherë më pas.

Redaktori i BIRN, Matthew Collin, i cili redaktoi librin “Last Despatches” bashkë me Ristic, tha se projekti ishte një akt përkujtimor sepse ka pasur kaq pak ndjekje penale për vdekjet e gazetarëve gjatë luftërave të viteve 1990.

“Mesazhi ynë është se në këtë atmosferë mosndëshkimi, një media e lirë është më e rëndësishme se kurrë, jo vetëm në kohë lufte, por edhe në kohë paqeje”, tha Collin.

Jan Waltmans, ambasadori i Holandës në Bosnje dhe Hercegovinë, tha se ishte e nevojshme që krimet e së kaluarës të pranoheshin, për hir të brezave të ardhshëm.

“Shpresoj që gazetaria në Bosnjë dhe Hercegovinë do të vazhdojë të përparojë në mënyrë që gjuha e urrejtjes, mohimi i gjenocidit dhe problemet e tjera të zhduken”, tha Ëaltmans.

Librin “Last Despatches” mund ta blini këtu.

Ekspozita “Last Despatches” është e hapur në rrugën Ferhadija 10, Sarajevë, çdo ditë nga ora 12:00 deri në orën 20:00 deri më 19 dhjetor. Ekspozita është pjesë e programit njëjavor Open House të BIRN, i cili përfshin evente që fokusohen në çështje të tilla si liria e medias, të drejtat digjitale, gazetaria investigative dhe fuqizimi i gruas online.

Hapja e ekspozitës në Sarajevë. Foto: Zlatan Menkoviç/BIRN.

Foto: Zlatan Menkoviç/BIRN.

Foto: Zlatan Menkoviç/BIRN.

Drejtoresha rajonale e BIRN Marija Ristic. Foto: Zlatan Menkoviç/BIRN.

Kopje të librit “Last Despatches”. Foto: Zlatan Menkoviç/BIRN.

Foto: Zlatan Menkoviç/BIRN.

Jan Waltmans, ambasadori i Holandës në Sarajevë. Foto: Zlatan Menkoviç/BIRN.

Drejtori i BIRN Bosnjë dhe Hercegovinës Denis Dzidic. Foto: Zlatan Menkoviç/BIRN.

Foto: Zlatan Menkoviç/BIRN.

The post Abdixhiku fajëson Qeverinë për krizën energjetike, e quan të paaftë, tallëse e të vonuar appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *