Vendosja e etiketave ngjitëse, Policia e Kosovës jep detaje nga pikat kufitare - Realiteti

Vendosja e etiketave ngjitëse, Policia e Kosovës jep detaje nga pikat kufitare

Policia e Kosovës ka njoftuar rreth zbatimit të marrëveshjes së Brukselit, për vendosjen e tiketave ngjitëse në targat e veturave, raporton Express

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se zbatimi ka filluar në të gjitha pikat e kalimit kufitar.

“Policia e Kosovës, si institucion i zbatimit të ligjit ka bërë përgatitjet e nevojshme për implementim dhe zbatim të vendimit i cili i referohet marrëveshjes së arritur në Bruksel, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, e që ka të bëjë me vendosjen e targave të përkohshme të cilat do të jenë në formën e stikersave”, thuhet në njoftim.

Tutje, PK bën të ditur se përgatitjet për zbatimin e kësaj pike të marrëveshjes kanë filluar me kohë.

“Ashtu siç është përcaktuar me marrëveshje, zbatimi ka filluar në nivel vendi, në të gjitha pikat e kalimit kufitar, pasi me kohë janë bërë përgatitjet si në aspektin e angazhimit të resurseve njerëzore po ashtu edhe të atyre logjistike, në mënyrë që të ju mundësohet qytetarëve pajisja më e shpejtë me targa të përkohshme në formë të stikersave dhe mundësia e qarkullimit dhe lëvizjes së lirë”, bën të ditur PK.

“Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare dhe autorizimeve ligjore e kushtetuese, do të vazhdojë realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, si dhe garantimin e lëvizjes së lirë në nivel vendi”, bëhet e ditur në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *