VMRO nuk duhet të më kërkojë falje, thotë Sela - Realiteti

VMRO nuk duhet të më kërkojë falje, thotë Sela

Ziadin Sela, kryetari i Aleancës për Shqiptarët në emisionin 24 Analiza theksoi se ky vend duhet të ketë ndryshime. Ai thotë se biseduan me Mickoski për zgjedhjet lokale, për të ardhmen e qytetarëve dhe arritën në përfundimin se në vend që të ndërtojnë një shtet ligjor, ata janë në drejtim të kundërt, informon express

– Ne arritëm në përfundimin se duhet të ketë ndryshime dhe si parti opozitare, ne avokuam që të bëjmë një marrëveshje për mbështetje reciproke në disa komuna, dhe do të flasim për tema të tjera. Nuk ka nevojë që Mickoski të më kërkojë falje për 27 Prillin, Zoran Zaev duhet të më kërkojë falje më shumë. “Unë jam njeriu që e shpëtova atë ditë”, tha Sela.

Ai thotë se me VMRO-DPMNE-në do t’i përkrahin në Strugë, e ata në Ohër, Manastir, Resnjë, Krushevë dhe Shkup.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *