Vuçiq: Takimi me Kurtin, më i keqi në dialog

Herën e fundit që ishim në Bruksel, mendova se ishte e pamundur të kishim një takim më të keq dhe sot u binda se ishte e mundur”, tha Vuçiq pas takimit me Kurtin në Bruksel.

Vuçiç tha se intensifikimi i përpjekjeve të përbashkëta për identifikimin e personave të zhdukur, përmbajtja nga veprimet që potencialisht mund të destabilizojnë situatën në terren, dhe takimet e rregullta njëmujore të kryenegociatorëve si dhe përgatitja e takimeve të nivelit të lartë sipas nevojës, ishin propozime të BE-së gjatë takimit të së hënës.

“Ne nuk u pajtuam për këto tri pika. Serbia i ka pranuar plotësisht ato, pa asnjë kundërshtim. Shqiptarët nuk dëshironin t’i pranonin ato pika dhe është veçanërisht interesante për mua që ata nuk donin ta pranonin atë pikën tjetër, duke u përmbajtur nga veprimet që mund të shkaktonin destabilizim në terren. Thelbi i prezantimit të tyre ishte se Serbia është fajtore për të paktën tri gjenocidet në Kosovë”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se pala kosovare gjithmonë ka kushtëzuar me “kritere të reja politike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com